Izet Mexhiti: Qeveria ardhshme do të jetë pa BDI-në me mbi 70 deputetë

Izet Mexhiti, lider i Lëvozjes Demokratike tha se qeveria e re pa BDI-në do të jetë pikërisht qeveri e dy shumicave dhe shtoi se do të jetë qeveri reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë

Reagimi i Izet Mexhitit:
Replikë për Bujarin dhe dy shumicat:

Do t’i kisha thënë z. Bujar Osmani të mos shqetësohet sepse qeveria e re pa BDI-në do të jetë pikërisht qeveri e dy shumicave.

Shumicën shqiptare në këto zgjedhje e përfaqëson koalicioni VLEN, jo koalicioni multietnik ‘Fronti europian’. Prandaj, mos e manipuloni opinionin, dhe më me rëndësi, mos kërcënoni, sepse kërcënimi nuk është gjuhë e politikanëve europianë.

E nëse z. Osmani mendon se duhet t’ia shtjelloj në detaje Marrëveshjen e Majit, jam i gatshëm që edhe këtë ta bëj në çdo kohë. Për dallim prej tij, i cili në atë kohë bënte karrierë si kirurg, unë kam bllokuar udhëkryqet, kam protestuar, dhe jam përplasur me politikanin e tij të preferuar të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Por, nëse Bujari mendon se është njësoj të negociosh të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e Gruevskit, kjo flet për derexhen ku është katandisur BDI dhe për këtë ilaçi i vetëm është vota e shqiptarëve për opozitën me 8 maj.

Qeveria e ardhshme reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë, me shumicë të badinterit, pa BDI dhe pa Levica e Desnica.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu