Italia “lan duart” me Euro 2024, Zvicra tejet e fortë, festojnë Xhaka e Shaqiri

Italia është eleminuar që në raundin e 1/16-tave në Euro 2024, pas disfatës 2-0 që pësoi nga Zvicra në Olympiastadion (Berlin). Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrën helvete që u vendos menjëherë në kërkim të golit. Ekipi i Murat Yakin shtoi ndjeshëm presionin me kalimin e minutave, duke zhvendosur totalisht axurrët në gjysmëfushën e vet.

Të besuarit e Spalletit provuan të dilnin në lojën e tyre, gjithsesi për t’u përmendur vetëm disa aksione sporadike. Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në të 24-tën, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donnarumma. Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në të 37-tën. Vargas dyfishoi shifrat me eurogol, sapo filloi pjesa e dytë. Në këtë takim, Xhaka ishte titullar, ndërsa Shaqiri e filloi nga stoli.

Italia zbret kështu nga froni, nuk lë dot gjurmë në këtë europian, duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin. Në krahun tjetër, Zvicra vazhdon të ëndërrojë, në takimin tjetër do të përballet me fituesin e Angli-Sllovaki.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Disha akuzon Kasamin për vazalitet: Ftoi vetëm këshilltarët e VMRO-së në ngjarjen e Beach-Volley-it në qendër, a vlejnë më shumë se të tjerët?

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, në komunën e Tetovë Liridon Disha ka akuzuar Kasamin se po afrohen me VMRO-në dhe po i...

Asnjë përfaqësues shqiptar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk mori pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë

Në Samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë, ku u mblodhën liderë të vendeve anëtare në kuadër të përgatitjeve për samitin zyrtar në Uashington,...

Mexhiti i përgjigjet Selës: Ju me gjykatësit maqedonas e shfuqizuat balancuesin, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili e akuzoi qeverinë se me Ligjin për...

NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë çdo vit 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe siguri, deri...

Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!

Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu