Istrefi: Bëjmë përpjekje maksimale për t’i realizuar shërbimet

Punojmë vazhdimisht. Ndoshta ka disa probleme, por jo aq sa thoni ju, “Postat e shpejta” private dorëzojnë dërgesa vetëm në qytete, ndërsa jo edhe në fshatra, në zona malore. Ne jemi dhënësi i vetëm universal i shërbimeve postare, tha sot drejtori i SHA “Posta”, Idri Istrefi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ankesat e qytetarëve rreth shërbimeve postare, Istrefi plotësoi se të punësuarit bëjnë përpjekje maksimale për realizimin e shërbimeve.

“Punonjësit tanë punojnë pa ndërprerë që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe t’i kryejnë detyrat e tyre. Lidhur me dërgesat e shpejta, atje ka probleme sepse ne, në pjesën tonë, bëjmë përpjekje sa më shpejtë, por mundësitë janë të tilla. Postat private janë më të vogla, ndërsa ne jemi furnizues universal, ia dërgojmë postën çdo njeriu edhe në vendet më të largëta. Postat private i kanë të gjitha pikat në qytete, nuk i kanë ato edhe në fshatra, në zona malore. Ne jemi furnizuesi i vetëm universal i dërgesave dhe shërbimeve”, përmendi Istrefi pas promovimit të pullave postare me rastin e 60-të vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti nga Likova: Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Këta që janë rritur me “keksa”, le të mendojnë mirë!

Gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, nga tubimi madhështor në Likovë, dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj atyre...

Arben Taravari sfidon Adnan Azizin: Kryeministri nuk ta përmed as emrin, si mund ta durosh?

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) që u mbajt sonte në Kumanovë, Arben Taravari doli me një sfidë të hapur ndaj Adnan...

Venezuela paralajmëron sulm të armatosur nga SHBA “së shpejti”

Qeveria e Venezuelës kërkoi një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas veprimeve ushtarake të SHBA-ve në ujërat pranë vendit Qeveria e Venezuelës...

Izet Mexhiti takon profesionistë dhe intelektualë të Çairit në shtëpinë e doktoreshës Besa Demiri

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim miqësor në shtëpinë e doktoreshës Besa Demiri, ku morën pjesë një rreth profesionistësh,...

Shaholli: Votat e “deleve” shqiptare VREDI për “ujkun” Micko!

Votat e "deleve" shqiptare për "ujkun" Micko! (qyfyre zgjedhore)😁 Po ja more shokë, ashtu siç ka ndodhur me ne shqiptarët në këto tri dekada të demonkracisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu