Ismaili: SAFE CITY kontroll për qytetarin, mungesë përgjegjësie për shtetin

Ridvan Ismaili

Projekti SAFE CITY po prezantohet si një hap drejt sigurisë dhe rendit, por në praktikë po shndërrohet në një mekanizëm presioni mbi qytetarët. Në çdo hap, qytetari ndodhet përballë kamerave, denimeve dhe ndëshkimeve për çdo lëshim të vogël, pa tolerancë dhe pa konsideratë për rrethanat reale të jetës së përditshme. Ligji pritet të zbatohet me rreptësi vetëm nga njëra anë, ajo e qytetarit.

Ndërkohë, shteti vazhdon të sillet i papërgatitur për situata elementare. Bora në muajin janar, një dukuri krejtësisht e parashikueshme, e gjen institucionin të befasuar, rrugët të pasigurta dhe qytetarët të rrezikuar. Askush nuk mban përgjegjësi për aksidentet, vonesat apo mungesën e mirëmbajtjes, sikur siguria e qytetarëve të mos ishte detyrim institucional.

Krijohet kështu një standard i dyfishtë: qytetari pritet të ndëshkohet menjëherë për çdo gabim, ndërsa shteti nuk mban përgjegjësi për dështimet e veta. Siguria nuk mund të jetë vetëm mbikëqyrje dhe denime, ajo fillon me infrastrukturë funksionale, planifikim, transparencë dhe llogaridhënie.

SAFE CITY nuk duhet të jetë një qytet i frikës dhe ndëshkimit, por një qytet i përgjegjësisë së përbashkët. Pa këtë ekuilibër, projekti rrezikon të humbasë qëllimin e tij dhe besimin e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

PRAPASKENA TË RREZIKSHME: Rusia dhe SHBA po negociojnë për Ballkanin – Lavrov përmend Bosnjën dhe vende të tjera

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka bërë një pranim befasues që ngre pikëpyetje serioze për fatin e Ballkanit: Moska dhe...

Lloga: Kam denoncuar në MPB personat dhe profilet që kanë përdorur gjuhë urrejtjeje, dhune dhe racizmi

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka bërë të ditur se ka denoncuar në platformën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjithë personat, si...

350 mijë eurot e fshehura në mur nuk janë të gjyqtarit, prindërit kanë pranuar se janë të tyre, thotë avokati

Avokati mbrojtës i gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, Zvonko Davidoviq të cilit iu caktua në masën e arrestit shtëpiak, deklaroi se hetimi për përfitim...

83-vjeçari, babai i dëshmorit të UÇK-së, kërkon vetëm një strehë

Ferizaj, 20 janar – Zymeri nga Jezerci i Ferizajt është babai i dëshmorit Sali Baliu dhe i 5 ushtarëve të UÇK-së. Sot, ai jeton me...

Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006. Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu