Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit

Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën e Xhihan Ahmed, e propozuar për anëtare të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, duke ngritur dyshime serioze mbi profesionalizmin, kompetencën dhe politizimin e këtij institucioni të pavarur.

Sipas Ismailit, gjatë intervistës publike, Ahmed ka folur për Stambollin dhe periudhën e Ataturkut, çka sipas saj nuk ka lidhje me natyrën, mandatin dhe përgjegjësitë e institucionit që pretendon të udhëheqë. Ajo thekson se veprimtaria e Komisionit ka të bëjë drejtpërdrejt me Konventën e Stambollit, dhe jo me interpretime historike apo politike.

Në këtë kontekst, Ismaili rikujton se Konventa e Stambollit është një dokument themelor i Këshillit të Evropës në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, i cili vendos standarde të qarta ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës.

Ajo thekson se zbatimi i Konventës obligon institucionet shtetërore të ndërmarrin politika gjithëpërfshirëse, të forcojnë kuadrin ligjor dhe të sigurojnë shërbime mbështetëse për viktimat, duke promovuar barazinë reale ndërmjet grave dhe burrave si vlerë themelore demokratike.

Sipas Ismailit, dhuna me bazë gjinore trajtohet nga Konventa si shkelje e të drejtave të njeriut dhe riafirmon përgjegjësinë e shtetit për garantimin e sigurisë, dinjitetit dhe jetës së çdo qytetari. Ajo përfundon se angazhimi institucional për zbatimin e saj mbetet tregues i qartë i vullnetit politik për një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të barabartë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu