Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.

Artisti tetovar, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abazi thotë se policët do të përgjigjen për rastin Koçani

Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e...

Top Channel e konfirmon, Shpati do të ishte banor i BBVA 5

Arti shqiptar është zgjuar sot me një lajm të zi. Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë...

Arabia Saudite nis projektin e madh: Teleferikë drejt Shpellës Hira në Mekë që nga viti 2026

Arabia Saudite ka konfirmuar se vitin 2026 do të fillojë funksionimi i teleferikëve që do të lidhin qytetin e Mekës me Shpellën Hira –...

Zbulohet banorja e radhës e Big Brother VIP

Nëse keni menduar se viraliteti i Brikena Selmanit mbaroi me britmën e saj epike në “Miss Grand International”, gaboni rëndë. Modelja, e cila mori vëmendje...

Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi. Sipas informacioneve të siguruara nga Pa Censurë, ai ka pësuar një atak kardiak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu