IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

Nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë udhëzuar, që mbetjet komunale duhet sa më shpejt që është e mundur të zbrazen dhe të bëhet dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirës ku kanë qëndruar mbeturinat.

“Në këto kushte kur NP “Higjiena Komunale” nuk po i mbaron obligimet e saja, në këtë situatë janë angazhuar edhe sektorët tjerë jashtë Qytetit të Shkupit. Prandaj, pasi kjo ndërmarrje nuk po mbaron punën e saj, atëherë do të duhet që të gjitha institucionet të ndihmojnë.”, – deklaroi drejtoresha e IShP-së, Marija Andonovska.

Epidemiologu Dragan Kocinski, i cili është edhe shef i Departamentit të Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, pranë Institutit për Shëndetin Publik, apeloi qytetarët që mos t’i hedhin mbeturinat ku të munden.

“Në lidhje me hedhjen e mbeturinave rekomandohet që qytetarët të bëjnë atë në vendet ku është e nënvizuar për mbeturina dhe të mos krijohen deponi. Po ashtu rekomandohet mbledhja e rregullt të mbeturinave dhe pastaj të realizohet dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirës ku kanë qëndruar mbeturinat, sipas indikacioneve epidemiologjike.”, – theksoi epidemiologu, Dragan Kocinski.

“Qëllimi ynë është mbrojtja e shëndetit publik, ndërsa në rastin konkret e kemi mbrojtjen e fëmijëve, të sëmurit kronikë dhe gratë shtatzëna, si dhe grupet e margjinalizuara. Po ashtu rekomandojmë vendosjen e kontejnerëve në afërsi të shtëpive të shëndetit dhe shkollave. Këto masa janë kolektive dhe duhet domosdoshmërish të vendoset edhe masa të selektimit të mbeturinave.”, – u shpreh udhëheqësja e sektorit për ambientin jetësor, Mirijana Dimovska.

Komunat e Qytetit të Shkupit kanë theksuar se ato me vetiniciativë po mbledhin mbeturinat. Ndërsa nga “Higjiena Komunale”, por edhe në vet Qytetin e Shkupit, kanë theksuar se vetëm gjatë ditës janë mbledhur 350 ton mbeturina.

“Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP “Higjiena Komunale” – Shkup zbatoi aktivitete për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga kontejnerët. Në kuadër të aktiviteteve të djeshme u ngritën gjithsej 350 ton mbetje komunale. Dëshirojmë të informojmë publikun se deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit se ku e hedhin mbetjen nga aktivitetet e supozuara të mbledhjes së mbetjes komunale që pretendojnë se po i kryejnë në kuadër të komunave të tyre. NP “Higjiena Komunale” – Shkup, gjatë ditës së sotme, nuk vuri re se është ngritur mbetja nga ndërmarrjet komunale të komunave në asnjë komunë të Shkupit. Pyesim nëse këto aktivitete po zhvillohen vërtet dhe në cilat lokacione?”, thonë nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup.

Nga IShP gjithashtu rekomandojnë që të ruhet higjiena personale, të mos hidhen mbeturinat në mënyrë të përgjegjshme, të mbyllen kapakët e kontejnerëve dhe të mos hidhen mbeturinat jashtë pikave të caktuara të grumbullimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu