Ish-ministri serb për Kosovë komenton masat e prezantuara nga Vuçiq: Një lutje për Prishtinën!

Ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar se masat e prezantuara së fundi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës, paraqesin vetëm një listë dëshirash sepse Serbia nuk ka mundësi ta zbatojë atë.

“Këto nuk janë masa, sepse asgjë nga këto nuk varet nga Beogradi, por një lutje për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Bogdanoviq në një intervistë për gazetën Nova.

Qeveria serbe miratoi së fundmi një konkluzion që urdhëron masa dhe reagim nga ministritë, për mbrojtje ligjore dhe socialo-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë.

Vendimi vjen një ditë pas masave që prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në konferencën e tij të jashtëzakonshme për Kosovën.

Këto masa, përfshijnë kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

Sipas kryeministrit serb Milosh Vuçeviç kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka udhëzuar ushtrinë izraelite...

Prokurorja Lençe Ristoska: Po përballem me presion dhe frikësim nga VMRO-DPMNE!

Prokurorja Lençe Ristoska ka reaguar ndaj deklaratës partiake të VMRO-DPMNE-së, të cilën, siç thotë ajo, e përjeton si presion dhe frikësim. “Deklarata e publikuar më...

KSHZ shpërndan 4.613.438 fletëvotime për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir shpërndan 4.613.438 fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën...

VV tha se Rama shkoi në Kosovë për votimin e Speciales, reagon ashpër Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar në reagimin e tij këtë të enjte pas deklaratës së Vetëvendosjes, ku thuhej se Rama ka mbështetur votimin...

Emir Sulejmani: Skandal në Komunën e Zhelinës – zhduken kontenjerët e dhuruar nga Ministria e Ekologjisë

Kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur një denoncim publik për zhdukjen e pajisjeve komunale...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu