Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, reagon ndaj akuzave të z. Filkov: Sfidoj ministrin në debat publik

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga ministri aktual i Drejtësisë, z. Filkov, duke sqaruar situatën në lidhje me funksionimin e ministrisë. Sipas Llogës, z. Filkov është thjesht një nënshkrues në institucion, ndërsa ministrinë de facto e drejton Radica Lazareska Gerovska, me të cilën e gjithë administrata në ministri komunikimin me të e kanë thuajse të pamundur.

Reagimi i plotë i Llogës:

▪︎ Reagim në lidhje me të pavërtetat e z. Filkov

▪︎ Për fat të keq, zoti Filkov është vetëm nënshkrues në atë institucion, ndërsa Ministrinë e drejton znj. Radica Lazareska Gerovska, me të cilën e gjithë ministria ka komunikim të dobët.

Në kohën kur u zgjodh qeveria e re, unë isha me pushime familjare të planifikuara, për të cilat është marrë miratim nga Qeveria. U ktheva dy ditë pas zgjedhjes së tij, më 26-të, dhe disa herë e kontaktova z. Filkov me telefon dhe SMS, pastaj edhe përmes kabinetit të tij. U informova se ai do të më kontaktonte, por fatkeqësisht, ai ende mbetet i mbyllur në zyrën e tij nga shefja e kabinetit, e cila nuk i lejon komunikim.

Për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, ai vazhdon të heshtë. Për të gjitha ato tema të rëndësishme, ai nuk ka qëndrim. Përsërit një fjali të zbrazët: “Edhe kryeministri ka të drejtë, edhe aleatët ndërkombëtarë kanë të drejtë,” duke u fshehur nga publiku dhe duke pritur një përgjigje të shkruar nga znj. Radica.

Letra nga Misioni i Vlerësimit të BE-së është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, kryetari i L
Këshhillit Gjyqësor Sashko Georgiev dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte për publikun, ndërsa pjesa tjetër e klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski.

Parku i automjeteve është i njëjtë me atë që kanë përdorur edhe ministrat e mëparshëm. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, mori masa për përmirësimin e sistemit të Ndihmës Juridike Falas (NJF). Në Strategjinë e Zhvillimit Sektorial për Drejtësi dhe në Planin e Veprimit janë parashikuar një sërë aktivitetesh për përmirësimin e qasjes në drejtësi, të përfshira në Objektivin e Veçantë 1.7 (faqet 38-42 të Planit të Veprimit).

Punonjësit e zyrave lokale për NJF janë të njëjtët prej vitesh dhe me të njëjtin personel kemi hapur disa zyra të reja. Konkursi i hapur për plotësimin e disa vendeve të punës u anulua nga ju, për të punësuar “njerëzit tuaj.”

Ministria nuk ka borxhe, pasi të gjitha faturat janë paguar me kohë. Në vend që të ishit të kënaqur që keni materialin që unë nuk e kisha, ju kritikoni pa arsye pse të gjitha ato materiale janë dygjuhëshe, përkatësisht edhe në gjuhën shqipe. Dyqind çadrat janë për fushatën për NJF, së bashku me Këshillin e Evropës.

Laptopi ndodhet në zyrën e PR-së, një tjetër është tek përkthyesit, skuteri është në njërën nga zyrat e NJF-së, dhe telefonat, të marrë përmes subvencioneve, janë shpërndarë tek ata që kanë punuar më shumë dhe janë regjistruar me numrat përkatës.

Për të gjitha këto pretendime, si dhe për 100-ditëshin e ministrit Filkov, do të mbaj një paraqitje publike dhe breefing me gazetarët.
E sfidoj ministrin Filkov në një debat publik, qoftë ballë për ballë, ose me pjesëmarrjen e znj. Radica nga ana e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalin rezultatet e sondazhit! Ke duan demokratet si zevendesues te Berishes

Një sondazh online i zhvilluar se fundmi ka nxjerrë në pah tendencat e elektoratit të djathtë mbi atë se kush duhet të marrë drejtimin...

Izet Mexhiti: Në Çair, afër shtatores së Skenderbeut, u zhvillua turneu i CS2

Përveç vend i historisë, Çairi është në hap edhe me zhvillimet teknologjike. Ngase Çairi është diamant. Sportet elektronike janë tëpër joshëse në mbarë botën. Ato...

Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë. Gjatë...

Në Gjermani hapet fabrika më e madhe e municionit… !

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes, Rheinmetall AG, ka hapur zyrtarisht fabrikën më të madhe për prodhimin e municioneve në Evropë. Kjo fabrikë gjendet...

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu