Ish-ministri britanik, MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës. MacShane thotë se këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë.

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt, fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, u shpreh për EuronewsAlbania.

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, tha ai.

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, “e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve”.

“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por, nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, tha ish-ministri britanik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Daut Haradinaj: “Ndryshimi” i Albin Kurtit në Maqedoni po flet me thirrje si “dhoma gazi për shqiptarët”!

në Maqedoninë e Veriut, ku u përdorën fjalë të rënda e skandaloze kundër shqiptarëve. Ai akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heshtje...

Kina raporton mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya, masa të ngjashme me pandeminë e Covid-19

Kina raporton mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya, masa të ngjashme me pandeminë e Covid-19 Mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya janë raportuar në provincën...

Deshqiptarizimi i institucioneve nga qeveria VLEN–VMRO vazhdon me shifra tronditëse: 116 maqedonas, vetëm 1 shqiptar!

116 punësime në tre institucione shtetërore, vetëm 1 shqiptar. Dhe ai me gjasë, ndonjë familjar i afërt i ndonjë funksionari të VLEN-it. Në radhët më...

Spiropali godet ashpër thirrjet raciste në RMV: E turpshme! Të mos tolerohet më urrejtja ndaj shqiptarëve!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli u dëgjuan...

Goditje për xhepin e prindërve – çmimet e mjeteve shkollore arrijnë deri në 6 mijë denarë

Fillimi i vitit shkollor po afrohet dhe bashkë me të edhe përgatitjet për kthimin në shkollë. Kjo do të thotë goditje e re për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu