Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!

Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së dhe luftës antifashiste dhe qytetarë të Tetovës, i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, ku kërkojnë që të mos ketë riemërime të rrugëve të qytetit me emra të së kaluarës antifashiste.

Njëkohësisht nga anëtarët e Këshillit kërkohet dhe bëhet thirrje që të mos ketë emërime të rrugëve dhe objekteve të infrastrukturës me emra të personaliteteve, ngjarjeve dhe datave që shënojnë personalitete ose grupe fashiste, terroriste, militariste ose radikale.

“Letra e hapur është shprehje publike e reagimit të ashpër, paralajmërimit dhe shqetësimeve të thella të Lidhjes shtetformuese të luftëtarëve të LNÇ-së dhe qytetarëve mbështetës nga Tetova, që vijnë pas paralajmërimeve shqetësuese të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, për ndryshimin e emrave të rrugëve të qytetit dhe përcaktimin e emrave për rrugët paraprakisht të paemëruara në territorin e Komunës” – thuhet në letrën e Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së nga Tetova.

Në këtë letër, sic thuhet, rikujtohet Kryetari I Komunës, Bilall Kasami, se sipas Kushtetutës, Ligjit dhe arsyes së shëndoshë, duhet të jetë kryebashkiak i të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë.

“Nëse mungesa e subjekteve politike në një process të caktuar, a ju jep të drejtë Juve të jeni Kryebashkaik vetëm i Shqiptarëve që jetojnë në Komunën Tuaj? Vallë Ju publikisht pranoni se jetojnë në komunitet fisesh edhe pse merrni rrogë nga të gjithë qytetarët dhe Ju nuk kujdeseni për të gjithë. Në kundërshtim me mosdijen tuaj juridike, Ligji për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës, në mënyrë eksplicite thotë se Vendimin për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në rajonin e Komunës e miraton Këshilli me shumicë votash, ku duhet të ketë shumicë votash edhe nga anëtarët prezent të Këshillit që I takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë e popullsisë së Komunës” – thuhet në letrën e Lidhjes së LNÇ-së së Tetovës.

Në letër, sic thuhet, rikujtohet se ndryshimi I emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës, nuk guxon të bëhet 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, si dhe pjesa e Ligjit ku thuhet se në listë nuk guxon të gjenden emra me të cilët cënohet imazhi i RMV-së, qytetarëve të Republikës dhe qytetarëve të shteteve tjera, si dhe cënohen marrëdhënëniet midis komuniteteve, zakonet dhe morali publik.

Letra e hapur është dërguar edhe në Qeveri, Ministritë si dhe në Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu