Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare: Kemi shanse, të japim gjithçka në fushë

Shqipëria dhe Spanja luajnë mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. “Iberikët” me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar ndërsa skuadra jonë “kuqezi” kërkojnë pikët historike për të kaluar në fazën e 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Ish kapiteni i Kombëtares, Altin Lala thotë se ndonëse Spanja është një skuadër elitare dhe shanset për të fituar janë minimale, lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë. Në një intervistë për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj, ai e cilësoi ‘duelin’ mes Spanjës dhe Shqipërisë si ndeshjen e jetës.

“Kemi një shans. Ndoshta mund të na mjaftojë dhe barazimi ose mund të marrim edhe një fitore që mund të jetë shumë e vështirë. Spanja me të vërtetë është, edhe nga eksperienca ime në fushë, kur kemi pasur skuadra të tillë me cilësi kaq të lartë, dhe do s’do në një moment mund të çedosh, aty janë të rrezikshëm. Me parashikimet do të hyjë ekipi i dytë dhe ata janë të uritur që të japin rendimet dhe t’i tregojnë trajnerit që të kenë shanse për në vazhdim. E vetmja gjë që kjo është. Mendoj se mund të jenë 7-8 ndryshime në skuadër, e vetmja kjo mund të jetë një shpresë e vogël. Është ndeshja e jetës, prapë kemi shanse edhe nëse janë minimale ne duhet të japim gjithçka.”, u shpreh Lala./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vajza e Eli Farës, Marina Fara, kapet me kokainë në Vlorë: Gjykata e lë në arrest shtëpie

Tiranë, 23 gusht 2025. Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara, Roxhensa Kapurani, e njohur në publik edhe si Marina Fara, është arrestuar...

Mentor Nazarko: Marrëveshja e Ohrit po sabotohet, rrezik për destabilizim

Gazetari dhe analisti shqiptar Mentor Nazarko, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, vlerëson se Maqedonia e Veriut ende përballet me vështirësi serioze...

Dalin rezultatet e sondazhit! Ke duan demokratet si zevendesues te Berishes

Një sondazh online i zhvilluar se fundmi ka nxjerrë në pah tendencat e elektoratit të djathtë mbi atë se kush duhet të marrë drejtimin...

Izet Mexhiti: Në Çair, afër shtatores së Skenderbeut, u zhvillua turneu i CS2

Përveç vend i historisë, Çairi është në hap edhe me zhvillimet teknologjike. Ngase Çairi është diamant. Sportet elektronike janë tëpër joshëse në mbarë botën. Ato...

Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë. Gjatë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu