Isa Selimi nga Klubi “Shkëndija” Tetovë, u shpall Kampion Ballkanik në karate, synon garat botërore

Isa Selimi nga Klubi i Karatesë “Shkëndija” Tetovë është shpallur Kampion Ballkanik për vitin 2026 në kategorinë -37 kg së gjeneratës 2012, shkruan Portalb.mk.

Vegim Murati trajner i Klubit të Karatesë “Shkëndija” në Tetovë për Portalb.mk tha se pas 5 fitoreve bindëse Isa Selimi u shpall Kampion Ballkanik.

“Isa Selimi vjen nga Klubi i Karatesë Shkëndija Tetovë, dhe është anëtar i klubit nga viti 2017. Tetë vite sfidë, tetë vite djersë, tetë vite mund dhe më në fund i shpërblyem të gjithë. Pas 5 fitoreve bindëse Isa u shpall Kampion i Ballkanik. Fitoret e Isës ishin kundër kroatit Toni Kockarevic 6:2, kundër grekut Gavals Grigorios 7:3, kundër boshnjakut Petar Marcera 8:0. Në gjysëm finale kundër boshnjakut dhe ish kampionit Ballkanik Bunda Ahmed fitoi me rezultat bindes 6:0. Kurse në finale fitoi gjithashtu bindshëm bullgarin Todor Dimitrov me rezultat 4:1”, tha Murati.

Murati deklaroi se rruga e kampionatit është shumë e vështirë, por ata bëjnë parapërgaditje të shumta për këto gara.

“Pjesëmarrja në këtë garë ishte shumë e vështirë, për aryse se në vendin tonë mbahet Kampionati Shtetëror për fëmijë dhe zgjidhen katër garuesit më të mirë, dhe ata bëhen pjesë e reprezentacionit të FKMV. Për Isën nuk ka qenë shumë problem, sepse ai tre vite radhazi është pjesë e reprezentacionit dhe është Kampion i Maqedonisë. Ne si klub kemi program vjetor të garave dhe përgatitemi në vazhdimësi për të gjitha garat, por për garat më të rëndësishme kemi program të veçantë. Me Isën, kemi gati katër muaj që përgatitemi për këtë kampionat, mos hymë më shumë në detaje por rruga e Kamipionit është shumë e vështirë”, tha Murati.

Konkurenca në këto lloj garash është shumë e madhe me 2000 garues, mirëpo pavarësisht këtyre sfidave Isa u shpall Kampion i Ballkanit, tha Murati.

“Konkurenca është shumë e madhe dhe normalisht shtetet me të fuqishme ballkanike dominojnë me garuesit e tyre. Kampionati Ballkanik gjithësej ka numëruar rreth 2000 garues nga i gjithë Ballkani. Në kategorinë e Ises gjithesej ishin 40 garues”, tha Murati.

Aitha se pavarësisht nga mospërkrahja institucionale, ata arritën të dalin më të mirët në këto gara.

“Emocionet ishin në nivelet më të larta, nuk mund të përshkruhen me fjalë, por ne kemi disa video kur Isa shpallet kampion dhe tregohet gjithçka, është një ndjënjë e veçantë, sepse ne vim nga një shtet ku nuk kemi shumë përkrahje instutcionale dhe përballemi me shtete shumë të fuqishme, por puna e palodhshme e jona tregoi se jemi më të mirët”, tha Murati.

Fotografi trajneri Vegim Murati dhe Kapioni Isa Selimi.Foto: Vegim Murati
Isa Selimi për Portalb.mk tha se është ndjenjë e veçantë arritja e këtij suksesi.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, pasi që arrita njërin nga qëllimet që kisha. Sigurisht se kjo fitore ndikoi që mos kem dyshime për të vazhduar si sport, do vazhdoj të kontribuoj dhe të jem pjesë e këtij sporti, ashtu siç kam qenë gati 8 vite. Ishte pak e vështirë, pasi që kandidatët ishin shumë të përgaditur, por edhe ne patëm stërvitje intenzive veçanërisht 3 muajt e fundit. Synimet e mia të ardhshme janë garat europiane dhe ato botërore”, tha Selimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Erdogan propozon takim Putin-Zelensky në Turqi, me pjesëmarrjen e Trump

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia do të ndërmarrë hapa për të sjellë së bashku liderët e Rusisë dhe Ukrainës për...

Eco Guerilla: ‘Bombë’ me pluhur mbi Tetovë pas rrënimit të Monopolit

Sot shumë qytetarë të Tetovës u përballën me një “bombë” me pluhur masiv si rezultat i rrënimit të objektit të Monopolit, në hyrje të...

Pazar i dyshimtë në Tetovë: Monopoli u ble për 7 mijë euro dhe u rishit për 5 milionë – BDI ngre alarmin

Tetovë, 2 qershor 2025 – Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Tetovës kanë reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në...

Halil Snopçe sfidon VLEN-in: A jeni akoma kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale?!

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sjellë edhe një herë në vëmendje propozim Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ai thotë se ska ka qenë koordinator i grupit...

ASH: Degradim dhe pasiguri për punonjësit shëndetësorë, Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

Jemi dëshmitarë të pakënaqësive të vazhdueshme të punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, të cilët me të drejtë reagojnë ndaj zvarritjes disavjeçare të procesit të angazhimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu