IRI: Vjosa Osmani prin si liderja më e besueshme në rajon

International Republican Institute, organizatë amerikane, ka publikuar sondazhin për Ballkanin Perëndimor, mbi sundimin e ligjit e demokracinë, dhe kanë bërë anketë për liderët e besuar. Sondazhi më i fundit rajonal i IRI – i cili anketoi qytetarët në të gjithë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga 2 shkurti deri më 5 mars 2024 – merr një zhytje të thellë në opinionin publik mbi këto çështje.

Në sondazh thuhet se rezultatet nga të dhënat janë shenja premtuese të përparimit. Po kështu, të dhënat e sondazheve të IRI-së ndihmojnë në ndriçimin e fushave më kritike që kanë nevojë për zhvillim dhe ku komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë rajonale mund të përqendrojnë më së miri përpjekjet e tyre. Më e rëndësishmja, të dhënat zbulojnë prioritetet e qytetarëve, të cilat përfshijnë gjithnjë e më shumë lidhje më të ngushta me Perëndimin.

Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute). Kjo është publikuar edhe nga këshilltari politik i presidentes Osmani, Bekim Kupina. 68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës.

“Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, shkroi këshilltari i presidentes Kupina, duke iu referuar sondazhit të IRI./Reporteri.net.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

Dy kompani të mëdha të huaja po largohen nga Maqedonia e Veriut

Dy kompani të huaja të mëdha që prej vitesh veprojnë në zonën industriale të Shkupit po largohen nga Maqedonia e Veriut. Më së voni deri...

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu