Investimi gjermano-belg në Shkup, Bytyqi: VMRO mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im

Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot përmes rrjetit social “Fejsbuk” ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg. Bytyqi thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij.

“Po, po: ka dallim! Dikush “mburret me pendët e të tjerëve” dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO DPMNE-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka përfunduar profesionalisht dhe me precizion gjatë periudhës së kaluar. Puna, dhe jo PR është e nevojshme që atdheu ynë të përjetojë progresin që meriton”, ka shkruar Bytyqi.

Ai thekson se së bashku me EPSOTECH janë edhe 6 investime të tjera për të cilat janë përgatitur marrëveshje për mbështetje dhe po presin filtrin e fundit në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës (dhe për arsye parimore dhe procesi zgjedhor nuk u shpallën).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu