Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit – vendosi Këshilli i Komunës

Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit. Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit. Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.

“Qëllimi i kësaj iniciative është që me futjen e intonimit të himnit në shkolla, është që nxitet qysh në moshën më të hershme, tek të rinjtë ndejnjat e përkatësisë kombëtare, mësimi i fëmijëve për bashkim, për zhvillimin e historisë dhe traditës, vlerësimin dhe njohjen e simboleve të cilat janë përfshihen në himn dhe parasegjitihash zhvillimin e respektit ndaj atdheut të tyre”, thanë iniciatorët. Nuk pati asnjë diskutim për këtë pikë./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI: KULTURA SHQIPTARE NËN MAJORIZIM INSTITUCIONAL

BDI-ja në një reagim në Facebook thanë se: Të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi...

Mickovski paralajmëron fundin e 50 lëndve aktive të korrupsionit të lartë që ruheshin në “fjoka” (sirtar)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se aktualisht janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, të cilat, sipas tij,...

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu