Inteligjenca turke kap në Siri një nga autorët e sulmit terrorist në vitin 2013

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) kapi në Siri terroristin Temir Dükancı, një nga autorët e sulmit terrorist ku humbën jetën 53 persona në rajonin Reyhanlı në qytetin Hatay të Türkiyes në vitin 2013, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, MIT identifikoi se Dükancı i cili ka ndihmuar në sjelljen e eksplozivëve të përdorur në sulmin terrorist në Türkiye nga deti dhe sigurimin e automjeteve për transportin e eksplozivëve, ndodhej në Siri.

Është konstatuar se Dükancı po përgatitej të largohej në Liban dhe se me anëtarët e organizatës që do të mblidhte këtu planifikonte të kryente sulm kundër përfaqësive të Türkiyes jashtë vendit dhe se kërkonte një pasaportë false për këtë qëllim.

Dükancı është në kategorinë portokalli të Listës së Terroristëve të Kërkuar. Ai u kap në operacionin e kryer nga MIT në kufirin Siri-Liban dhe u soll në Türkiye. Terroristi Dükancı iu dorëzua Departamentit të Policisë në qytetin Hatay.

Në vitin 2018, MIT e kapi në Siri dhe e solli në Türkiye, Yusuf Nazik një nga autorët e sulmit terrorist ndërsa në janar 2025 kapi Muhammed Dib Koralı.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Reshat Ameti nga BDI: Mësimdhënësit në Çair pa paga

Reshat Ameti nga BDI ka reaguar ashpër sot ndaj vonesës së pajustifikueshme të pagave për qindra mësimdhënës në Komunën e Çairit, duke e cilësuar...

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu