Inspektim i jashtëzakonshëm në burgun e Shutkës

Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në burgun e Shkupit në Shutkë nga ku ka konstatuar se nga 180 të burgosur kanë munguar, 11 prej tyre të cilët derisa është bërë inspektimi janë kthyer në burg. Aleksandar Pandov akuzoi drejtorin e burgut hetues të Shutkës, Filip Andov-Sokoli se qëllimisht ka sistemuar të burgosur në pjesën e quajtur “parku” dhe “lavazhi” që t’i mundëson të burgosurve të caktuar të dalin dhe kthehen kur të duan. Sipas tij, këtë veprim Andov e ka bërë për interesa personale dhe përfitime financiare. Pandov tha se për këtë situatë e ka njoftuar kryeministrin, Hristijan Mickoski nga i cili ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shutkës. Ai paralajmëroi inspektime të jashtëzakonshme dhe nëpër burgjet tjera të vendit.

“E kisha patjetër të njoftohem më gjendjen nëpër burgje. Ndoshta nuk duhet ndryshuar të gjithë drejtorët. Pas të gjitha informacioneve që kam marr, e kam njoftuar kryeministrin. Do të kem edhe një takim me të dhe besoj në seancën e parë të Qeverisë pas kësaj situate, ndoshta jo të gjithë por një pjesë e mirë e drejtorëve do të ndryshohen”, tha Aleksandar Pandov, Drejtor i Zbatimit të Sanksioneve. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtimi që nuk u mbajt nga VREDI!

Para një viti e gjysmë entuziastët vredistë premtonin se me ne në qeverinë e koalicionit ndryshimet kushtetuese dhe 20% i turpit do të...

Rama “ngacmon” Macron-in: Harrove të na urosh për paqen me Azerbajxhanin që bëri Trump

Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale Kryeministri Edi Rama i...

Ali Ahmeti: “Mickoski frikësohet edhe nga Arabela, të mos merret me ne”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski...

Ilire Dauti: “Shqiptarët po dëmtohen nga vendimet e qeverisë dhe bashkëpunimi i disa përfaqësuesve shqiptarë”

Deputetja Ilire Dauti ka akuzuar qeverinë dhe disa ministra shqiptarë për vendime që, sipas saj, kanë cenuar interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Kur...

Sela: “Mickoski s’mund të zgjedhë për ne, shqiptarët zgjedhin vetë”

**“Është bërë e vështirë, z. Ahmeti, në këtë fushatë edhe të gjejmë ndonjë anekdotë për t’i përcjellë porosi Mickoskit. Duhet të jemi bashkë për t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu