Infektologët kërkojnë shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në Shkup

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar shpalljen e epidemisë së kollës së keqe (pertusis) në Shkup, për shkak të rritjes së rasteve me të prekur.

Sipas të dhënave të Komisionit të publikuara të mërkurën, janë gjithsej 18 persona të prekur nga kolla e keqe dhe prej tyre, 14 raste janë regjistruar në Shkup.

Vendimi i Komisionit duhet të miratohet nga Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut dhe shihet si ‘masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit’.

Kolla e keqe është paraqitur nga fundi i dhjetorit të vitit 2023 dhe në mesin e prekurve ishin dy foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore.

‘Duke marrë parasysh shifrat e fundit, 18 raste të konfirmuara të kollës së madhe dhe duke pasur parasysh se ditëve të fundit ky numër është në rritje, veçanërisht në territorin e Shkupit, ku janë konfirmuar 14 raste, propozojmë që të rekomandohet shpallja e epidemisë në Shkup’, ka thënë të mërkurën, kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Komisioni ka kërkuar nga kopshtet dhe shkollat të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën DTP.’Kjo tingëllon paksa e frikshme, por në realitet duhet të na lehtësojë përballimin e rrezikut që vjen me kollën e keqe. Në atë drejtim ne jemi duke u përgatitur, gjegjësisht presim që të nxjerrim një udhëzim të përgatitur për trajtimin e gjendjeve epidemike nga Instituti i Shëndetit Publik dhe aktivitetet kyçe kanë për synim përfundimin e vaksinimit’, ka thënë Petliçkovski.

Sipas tij, përhapja e kollës është pasojë e mosvaksinimit të popullatës.

Nga Komisionit për sëmundje infektive thonë se ‘vaksina DTP mbron nga bakteret që shkaktojnë tri sëmundje ku bën pjesë edhe ‘pertusis’ ose kolla e keqe’.

Sipas raportit vjetor të Institutit të Shëndetit Publik për vaksinimin e kryer në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022, mbulimi me vaksinim primar me tri doza të vaksinës DTP është vetëm 83.9 për qind në nivel të shtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu