Incidenti në Haraçinë, MPB-ja ende nuk ka identifikuar autorin

Më shumë se 24 orë pas sulmit të armatosur në Haraçinë, policia ende nuk e ka identifikuar autorin. Personi I cili qëlloi në drejtim te kreut të komunës Ridvan Ibrahimi, e që plagosi dy persona të tjerë vazhdon të jetë i pakapshëm për autoritetet, edhepse sipas informacioneve të Alsat, ky person është I njohur për policinë, ai është një përsëritës I veprës dhe ndaj tij ka një fletarrest për vrasje dhe vepra të tjera të dhunës.

Nga Prokuroria Themelore Publike, thonë se pasi kanë bërë hetimin në vendgjarje, është dhënë urdhëresa për mbledhjen e gjurmëve dhe ekspertizë, sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe veprime të tjera.

Në ndërkohë gjendja e personave të plagosur është stabile. 21 vjeçari i cili u lëndua më rëndë nga ky sulm është jashtë rrezikut për jetën.

“Pacienti është në rikuperim e sipër, natën e ka kaluar në gjendje stabile, prej mëngjesit është duke u liruar nga respiratori që domethënë pritet që Brenda ditës të kalojë në frymëmarrje spontane. Që vetvetiu domethënë se parametrat vitale të pacientit janë në normalizim e sipër dhe kjo na siguron se rikuperimi do të jetë më I shpejtë. Për momentin nuk presim ndonjë komplikim të hershëm, normalisht ende ka hapësirë për kujdes intensive dhe vigjilencë, shpresojmë që të shkojë gjithçka në rregull”, deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i klinikës torakale.

Sulmi i armatosur ndaj kreut të Haraçinës Ridvan Ibrahimi ndodhi dje në kohën kur ai po mbikëqyrte punimet në rrugë të fshatit. Autori, ndaloi automjetin e tij në afërsi të vendit ku po zhvilloheshin aktivitete dhe me pushkë automatike “kallashnikov” qëlloi drejt Ibrahimit. Gjatë këtij sulmi u plagosën shoferi i kryetarit dhe një nëpunës I komunës. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani në fjalën e tij sonte para çairasve, ku i pranishëm ishte edhe...

Selimi: U sulmua ambasadori i Shqipërisë pse ngriti zërin për fëmijët shqiptarë, tani heshtje…!

Selimi: Kollaj të premtohet, vështirë të mbahet fjala kur nuk ke peshë! Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas publikimit të lajmit se nxënësit shqiptarë...

ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë – kërkojmë llogari për premtimet e pambajtura!

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë për faktin se, pavarësisht premtimeve publike nga përfaqësues të grupacionit VLEN, nxënësit shqiptarë të fshatit...

Flotiljen e Greta Thunberg e kap stuhia, kthehet nga rruga për në Gaza

Flotilja e ndihmës e Greta Thunberg është detyruar të kthehet në Barcelonë më pak se 24 orë pas udhëtimit të saj për në Gaza...

Trump ndalon vizat për palestinezët, sipas NYT-së

SHBA-të pezullojnë shumicën e vizave jo-imigruese për mbajtësit e pasaportave palestineze Administrata Trump ka miratuar një pezullim gjithëpërfshirës të miratimeve të pothuajse të gjitha llojeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu