Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave

Shitja e automjeteve në Maqedoni vitin e kaluar ka arritur shifra rekord për vetura të reja, kamionë dhe autobusë, ndërsa rritje e madhe është shënuar edhe në importin e automjeteve të përdorura.

Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, gjatë vitit 2024 deri më 31 dhjetor janë importuar 54.651 vetura, prej të cilave 13.168 të reja dhe 41.483 të përdorura.

Krahasuar me të dhënat e viteve të kaluara, importet e makinave të reja vitin e kaluar arritën në shifra që nuk janë regjistruar kurrë më parë që nga viti 2009. Kjo është kryesisht për shkak të blerjes së makinave të reja. Për herë të parë që nga viti 2009, kur u importuan 10.574 makina të reja, është tejkaluar barriera prej 10.000 automjetesh.

Kjo paraqet rritje serioze krahasuar me vitin 2023, kur janë importuar gjithsej 43,212 vetura, nga të cilat 9,999 të reja dhe 33,213 të përdorura. Rritja është e dukshme edhe te automjetet e reja, me gati 30%, por edhe te automjetet e përdorura me pak mbi 25 për qind.

Në vitin 2022 janë importuar 8.790 vetura të reja dhe 23.381 vetura të përdorura, që është përqindje e madhe e rritjes së importit, përkundër faktit se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë asnjë subvencione nga shteti për blerjen e automjeteve të reja, qofshin ato me benzinë, me naftë apo elektrike, edhe pse automjetet e vjetra janë ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit jetësor.

Situata më e rëndë është me flotën e autobusëve, ku në vitin 2024 janë importuar vetëm 46 autobusë të rinj dhe 258 janë importuar si të vjetër.

Edhe pse është paralajmëruar në dy vitet e fundit, as qeveria e mëparshme dhe as kjo nuk kanë shprehur ndonjë synim për të shtrënguar masat për importin e automjeteve të përdorura, pra ndalimin e importit të atyre automjeteve që janë prodhuar para vitit 2009 dhe nuk përmbushin standardet EURO 5.

Partitë kryesore politike, nga ana tjetër, vetëm në mënyrë deklarative avokojnë për reduktimin e emetimeve të dëmshme nga gazrat e shkarkimit nga automjetet e vjetra.

Ndryshe, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2022 ishte 569.871, prej të cilave mbi 483.000 ishin vetura me targa të Maqedonisë. Ndërsa, në vitin 2022, Shkupi e ka tejkaluar numrin prej 200.000 automjetesh në rrugë sipas numrit të targave të lëshuara./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu