Ilire Dauti “zhvesh” hipokrizinë e VLEN-it: E kishit mundësinë ta ndalonit bixhozin, por nuk votuat!

Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ashpër ndaj hipokrizisë së disa aktorëve politikë të VLEN-it, të cilët po shfaqin “shqetësim të vonuar” për përhapjen e lojërave të fatit. Ajo kujton se në fund të vitit të kaluar, opozita kishte në dorë edhe ligjin, edhe butonin e votës, për të miratuar propozimin e Alternativës që lojërat e fatit të lejoheshin vetëm në hotele me pesë yje.

“As nuk e mbështetët ligjin, as nuk shtypët butonin e votës,” – shkruan Dauti, duke ironizuar me moralistët që, sipas saj, po përdorin temën për tallje publike, jo për zgjidhje reale.

Ajo shton se jo çdo shqetësim lind nga ndërgjegjja – disa vijnë nga frika, disa nga humbja, e disa nga pafytyrësia.

“Ne jemi aty përsëri. Urdhëroni, jo për tallje, por për zgjidhje,” – përfundon mesazhin Dauti, duke lënë të kuptohet se është e gatshme ta rikthejë iniciativën, nëse ka vullnet real për veprim.

Në fund, ajo sugjeron se nëse duhet, është gati të publikojë edhe mënyrën se si është votuar ligji nga deputetët – një sinjal i qartë për transparencë dhe mbajtje përgjegjësie.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu