Ilir Demiri lë grupin dhe nis misionin për ribashkimin e Aleancës për Shqiptarët: “Të bashkohemi, jo të paditemi”!

Ilir Demiri, deputeti i Aleancës për Shqiptarët që gjatë fundjavës njoftoi se do të veprojë si i pavarur në Kuvend, ka sqaruar për TV24 se nisma e tij synon hapjen e një procesi të ri politik që do të çojë drejt ribashkimit të të gjitha krahëve të partisë – atij të Ziadin Selës, Arben Taravarit dhe Arben Fetait.

Demiri theksoi se qëllimi i tij është “vetëmisht fisnik” dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve të ASh-së të bashkohen në një grup të përbashkët parlamentar, i cili më pas do të organizojë një Kongres për të zgjidhur problemet e brendshme.

“Duhet të ndalojmë gjyqet ndaj njëri-tjetrit dhe të konsolidojmë partinë. Qytetarët na dërguan një mesazh shumë serioz në këto zgjedhje. Është koha të reflektojmë,” deklaroi ai.

Demiri është funksionari i dytë nga krahu i Selës që ndërmerr një hap të tillë pas zgjedhjeve. Më herët, nga Aleanca për Shqiptarët u tërhoq edhe ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, duke shtuar lëvizjet e brendshme që po e tronditin partinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elon Musk: IA dhe robotika do të zhdukin borxhin prej 38.34 trilionë dollarësh të SHBA-së brenda 3 vitesh

Për miliarderin Elon Musk, zgjidhja për borxhin e madh të SHBA-së prej 38.34 trilionë dollarësh është rritja e produktivitetit që do të sjellin Inteligjenca...

Skandal ndërkombëtar? Shaholli: Qeveria nuk e njeh Kosovën, Micko po ndjek kursin serbo-rus

Në marrëdhëniet ndërkombëtare Severnistani tashmë ka vazhduar një tjetër rrugëtim të përcaktuar prej gati një viti e gjysmë, kundër rrugës europiane, duke u orientuar...

Sërish ulet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

Durmish Beluli kërkon sërish shtyrje të burgut: thotë se ka operacion

Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, i dënuar me dhjetë vjet burg për tragjedinë në Llaskarcë, ka kërkuar përsëri shtyrjen e ekzekutimit të dënimit....

Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës shpallin ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ditën e hënë, më 1 dhjetor 2025, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu