Ilir Demiri do të veprojë si deputet i pavarur, pritet të del me nismë për grup të ri parlamentar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri, ka konfirmuar se në periudhën në vijim do të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, për të hapur rrugën drejt një rigrupimi më funksional të opozitës shqiptare.

Sipas burimeve nga Kuvendi dhe dokumentit të siguruar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal e të dorëzuar në Kuvend nga ana e deputetit Ilir Demiri, nismës së Demirit për krijimin e një blloku të koordinuar opozitar pritet t’i bashkohen edhe deputetë nga subjekte të tjera opozitare, të cilët e vlerësojnë këtë hap si mundësi për rritjen e fuqisë politike dhe institucionale të opozitës në vend.

Nisma e tij po shihet si lëvizje e rëndësishme që mund të sjellë energji të re në skenën politike dhe të krijojë balancë më të fortë në raport me pushtetin aktual, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime të reja dhe zyrtarizime nga deputetë të tjerë që pritet të mbështesin këtë proces.(Zhurnal)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu