Iftar me fëmijët me nevoja të veçanta – Të gjithë presin ezanin dhe pretendojnë se agjërojnë

Janë më aftësi të kufizuara, por çdo ditë mblidhen së bashku në një tryezë në kohën e iftarit, duke respektuar të gjitha rregullat fetare.

Iftar me fëmijët me aftësi të kufizuara – Të gjithë presin ezanin dhe pretendojnë se agjërojnë
-Kush është uritur më shumë? Kush hanë më shumë?

Shumica nuk kanë mundësi të agjërojnë, por nga dëshira e madhe të gjithë pretendojnë se janë me Ramazan.

-Kush është duke agjëruar?

Unë, unë, unë…

Më pas fillon pjesa zbavitëse, lojërat e aktivitetet, por më së shumti u pëlqen të vallëzojnë dhe të përqafohen.

Kryetari i Shoqatës “Bashkërisht Mundemi” Shpend Salija një pjese te madhe të kohës së tij e kalon me engjëjt, siç i quan ai.

“Ndjenja e bukur e iftarit është se ka edhe fëmijë që nuk agjërojnë, por asnjëherë nuk fillojnë para kohe. Kur e shohin se thërret ezani edhe pse nuk agjërojnë ata e dinë atë rregull se duhet t‘presin dhe më pas fillojnë të gjithë bashkë. Njeriu shpirtin e ushqen me gjëra të mira dhe të bësh iftar me engjëjt është diçka hyjnore”, tha Shpend Salija nga qendra “Bashkarisht Mundemi”.

Shpendi nuk është i vetëm në këtë mision, atë e ndihmojnë edhe dy vajzat e tij të vogla, të cilat një ditë duan të bëhen si babi.

-A jeni këtu çdo mbrëmje, çdo iftar?

-Po.

-Edhe si po ju pëlqen? S

-Shumë mirë, sepse kemi mundësi të luajmë me fëmijët.

-Po keni mundësi edhe të ju ndihmoni, si ju pëlqejnë aktivitetet, a dëshironi të bëheni edhe ju si babi? -Po.

Mes tjerash Shpendi tregon se gjatë këtij muaji të shenjtë, çdo ditë ushqimin e kanë nga njerëz bamirës, të cilët dërgojnë edhe shumë donacione.

Qëllimi i Shoqata Bashkërisht mundemi është Integrimi i fëmijëve në shoqëri dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Bruno Ceka: Koha për barazi reale dhe model të ri politik

Një çerek shekulli pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimi i saj mbetet i pjesshëm dhe i kushtëzuar nga vullneti politik i shumicës,...

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu