IDNJ: 20 për qind e nxënësve viktimë e dhunës online

20 % e nxënësve të shkollave të mesme kanë qenë viktimë e dhunës online vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e anketës së Institutit për të Drejtat e Njeriut (IDNJ). Sipas sondazhit më të ekspozuara ndaj dhunës dhe bulizmit online janë vajzat. Martin Sopronov nga Instituti i të Drejtave të Njeriut sqaroi se në të shumtën e rasteve vajzat bulëzohen nga bashkëmoshataret e tyre për shkak të xhelozisë. Ndërsa djemtë, këtë e bëjnë për argëtim ose për të manifestuar autoritet.

“Gjithashtu është shqetësues fakti se pavarësisht që fëmijët marrin guximin ta paraqesin rastin, procesi nuk shkon në mënyrë anonime dhe të mbrojtur, shumë lehtë zbulohen informacionet. Për shkak të këtij procesi, viktimat janë mjet shtesë të dhunës online dhe mes moshatarëve. Ata e kanë shumë të rëndësishme që shërbimet adekuate në shkollë të jenë të trajnuar mirë për punën e këtyre rasteve me qëllim parandalimin e tyre që mos të frikohen ti paraqesin këto raste”, deklaroi Martin Sopronov, IDNJ.

Ndërkohë, Jelena Kadriq drejtore e këtij institute tha se burimi i dhunës janë shkollat fillore dhe mos veprimi me kohë për parandalimin e dukurisë.

“Duhet të punohet fillimisht në shkollat fillore, atje krijohen viktimat dhe dhunuesit, theksi duhet të vendoset te nxënësit e shkollave fillore sepse në shkollë të mesme veçmë janë të formuar si viktima dhe dhunues prandaj është shumë e vështirë të bëhet çfarëdo qoftë ndryshimi”, u shpreh Jelena Kadriq, drejtore IDNJ.

Instituti i të Drejtave të Njeriut gjithashtu thekson se tejet shqetësuese është dhuna fizike ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, e motivuar mbi baza etnike në transportin publik. Sipas Institutit më shumë raste të tilla ka në linjat e autobusëve 2, 22, 57, 47, 41 dhe 51. Anketa është realizuar në kuadër të projektit “Lufta kundër bulizmit kibernetik ndaj vajzave”, financuar nga Ambasada Kanadeze në Beograd. Anketa u realizuar në 18 shkolla të mesme të vendit me anketimin e 1017 nxënës të vitit të tretë dhe të katërt. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

Bajram Rexhepi: Emocion i jashtëzakonshëm! Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 kilometra për mbështetje. Falënderim deri në përulësi!

Bajram Rexhepi ka përjetuar momente të veçanta emocionuese, teksa dhjetëra bashkatdhetarë që kishin udhëtuar mbi 2000 kilometra janë mbledhur për ta mbështetur. “Emocion i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu