Ideja BDI-së për ndarje rajonale – Taravari: 22 vjet ka qenë në pushtet, pse nuk e zbatoi?

“Idetë e BDI-së janë vetëm për të krijuar huti dhe skepticizëm”. Kështu Arben Taravari nga VLEN i komentoi paralajmërimet që dalin nga BDI, se janë duke analizuar modele për ndarje rajonale të shtetit, si modeli i Belgjikës ose Irlandës së Veriut. Taravari shtoi se BDI ka pasur kohë 22 vite në pushtet të realizojë gjëra të tilla, e jo tani kur janë në opozitë.

“BDI 22 vjet ka qenë në pushtet, në qeveri, asgjë prej kësaj që e thotë sot nuk e ka implementuar, as që i ka ra në mend. Tash që janë në opozitë për dy muaj, veç u kujtohen ide të ndryshme. Unë nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar aspak decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për rajonalizimin. Ne e kemi dhënë moti idetë për funksionimin më të mirë të shtetit në kuptim të decentralizimit fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide që janë rëndë të realizueshme”, tha Arben Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu