Hykmete Bajrami: LVV e ka kthyer vendin në kohën e UNMIK-ut, po e mban peng shtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar për kthim të vendit në situata të ngjashme me kohën e administrimit ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe për bllokadë të institucioneve.

Në një reagim të publikuar sot, Bajrami deklaroi se në kohën e UNMIK-ut Kosova nuk ka qenë e sanksionuar ndërkombëtarisht, zyrtarët shtetërorë janë përgjigjur para drejtësisë dhe kanë respektuar institucionet. Ajo thekson se atëherë politikanët që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë penguar institucionet, ndërsa sot Kuvendi është mbledhur 12 herë me radhë pa sukses për zgjedhjen e kryetarit.

“Për më tepër, është pikërisht LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 – rezolutë mbi të cilën funksionon UNMIK-u,” deklaroi Bajrami.

Ajo tha se Kosova sot ndodhet në krizë institucionale, për shkak se LVV nuk po pranon që nuk mund të krijojë shumicën parlamentare. “LVV po e mban shtetin peng, sepse interesin e partisë dhe të individëve e vendos para interesit të shtetit dhe qytetarëve,” shtoi ajo.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se propozimi për një Qeveri Transitore është bërë në frymën e përgjegjësisë dhe nuk është drejtuar kundër asnjë subjekti politik. “Mos e pranoni propozimin tonë – është e drejta juaj. Ne nuk imponojmë asgjë. Por urdhëroni dhe formoni shumicën, mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët,” përfundoi Bajrami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

Suat Shaqiri- heroi shqiptar në zemër të Maqedonisë

Jurist me profesion dhe me një sfond solid arsimor, Suat Shaqiri të dielën ka bërë histori në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Si kandidat i...

Shembet një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Pjesa e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur, ndërsa fillojnë punimet për sallën e re të ballove të Presidentit të SHBA-së, Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu