Humolli: Kurti duhet ta definojë se a është Kosova e pavarur apo jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut. Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut.

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se Kurti duhet ta definoj se a është Kosova shtet i pavarur apo jo. Humolli thekson se në një shtet të pavarur nuk ka të drejtë askush në institucionet ndërkombëtare të kërkoj se si ndërtohet ligjshmëria e vendit.

“Kurti duhet me definu se a është Kosova e pavarur a po jo. Për një shtet të pavarur ska të drejtë askush me kërku në institucionet ndërkombëtare për ligjshmërinë e vendit se si me ndërtu. Besoj se Kryeministri duhet të kordinohet me ekspert të Kosovës që nuk i mungojn, vetëm duhet me dit me kërku ndihmë. Ekspertët nuk e lënë me gabu po duhet të jenë ekspertë e jo militant partie”, tha Humolli./GazetaBlic

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Drejtoria e të Ardhurave Publike nën llupë: Dyshime për bashkëpunim të nëpunësve në evazion tatimor

Inspektorë tatimorë, zëvendësit e tyre, udhëheqës të sektorëve të ndryshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) gjatë tre viteve të fundit kanë qenë...

Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi sot në Bruksel

Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet...

Flamujt rusë në Ujman ngrenë alarmin e sigurisë – festë fetare apo provokim i orkestruar?

Prania e flamujve dhe simboleve të Federatës Ruse gjatë një feste fetare ngre pikëpyetje serioze mbi mesazhin politik që bartin këto manifestime. A kemi...

Nga flirt në puthje: Ina dhe Keijsi ndezin shtëpinë e Big Brother Albania

Duket se edhe në “BBVA5” po krijohen çifte gradualisht. Mbrëmë ka ndodhur puthja e parë mes dyshes Ina dhe Keijsi. Ka kohë që mes tyre ka...

BDI: Maqedonia e Veriut bie 12 vende në Indeksin e Korrupsionit, alarm për sigurinë e shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj rënies së Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke e cilësuar situatën si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu