Humb jetën një shtetase e RMV-së aksidentalisht te Qafa e Duhlës në Kosovë

Një shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën sot aksidentalisht në magjistralen Suharekë – Shtime, përkatësisht tek vendi i quajtur Qafë e Duhlës.

Sipas informative informacioneve fillestare të Policisë së Kosovës, një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur.

Policia tha se sot, rreth orë 06:57, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë. Si pasoj e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarr konform procedurave të parapara me ligj.

“Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia tha se magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu