Humb jetën një person në zjarrin që e ka kapluar fshatin Kokoshinje në Kumanovë

Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurtë. Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur.

“Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe filluan të përhapen dhe kanë kapluar më shumë fshatra, të cilat janë pothuaj të braktisur, me pak banorë ose pa banorë. Megjithatë, 15 fshatra janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur”, tha Angellov. Ai informoi se në territorin e Komunës së Kumanovës janë përfshirë tre fshatra nga zjarret – Kshanje, Kokohsinje dhe Murgash, ku kryesisht ka vila.

“Në këto fshatra janë djegur nga disa shtëpi, kryesisht shtëpi të vjetra. Në territorin e Nagoriçanit të Vjetër nga zjarret janë kapluar tre fshatra – Malotinë, Rugjencë dhe fshati Konjuk, ku po ashtu ka pak banorë dhe nuk kam informatë se sa prej shtëpive janë të vjetra dhe të braktisura, e sa të banuara”, tha Angellov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu