Huliganët e Buduqnostit i fyen sërish shqiptarët, por klubi shqiptar po shkon drejt titullit në Mal të Zi

Tifo-grupi “Varvari” (Barbarët), që e përkrah Buduqnostin e Podgoricës, edhe një herë i ka fyer shqiptarët. Ky grup i përbërë nga huliganë të shumtë, ka kohë që shpreh qëndrim antishqiptar. Provokime të rënda kishte bërë disa vjet më parë, kur Buduqnosti kishte luajtur me Llapin në kuadër të garave evropiane. Kosovën e kishte quajtur tokë serbe, ndërsa përmes një koreografie të shpalosur në Podgoricë i kishte fyer rëndë shqiptarët.

Të martën mbrëma Buduqnosti ishte mysafir i Deçiqit, klubit shqiptar nga Tuzi. Ndeshja përfundoi 1:1 dhe kështu Deçiqi mbajti epërsinë prej tri pikësh ndaj Buduqnostit në krye të tabelës, shtatë xhiro para fundit. Gjasat janë të mëdha që Deçiqi në fund të shpallet kampion, që do të ishte sukses historik.

Ndeshja ishte ndërprerë për 55 minuta për shkak se huliganët e Buduqnostit kanë hedhur gjësende në fushën e lojës. Por edhe kanë bërë fyerje ndaj shqiptarëve. Në një video të publikuar të mërkurën, kjo kuptohet qartë.

Vetëm pas largimit të huliganëve nga stadiumi, ndeshja vazhdoi.

Ndërkohë policia e Malit të Zi ka nisur hetimet. Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi të mërkurën se ka njoftuar Prokurorinë e Lartë të Shtetit për ngjarjet në stadiumin “DG Arena”.

“Me urdhër të prokurorit, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Podgoricë po ndërmarrin masa dhe veprime me qëllim të identifikimit të personave, mbledhjes së informacioneve dhe vërtetimit të të gjitha rrethanave dhe fakteve”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Deçiqi ende nuk mund të luajë në Tuz për shkak të rindërtimit të stadiumit. Ndeshjen me Buduqnostin e organizoi në një vend tjetër. Në stadium ishin 1150 shikues. 150 ishin të grupit “Varvari”. Ndeshja u ndërpre në minutën e 22-të.

“Gjatë ndërprerjes ky grup ka brohoritur parulla ofenduese që nxisin intolerancën. Ndeshja vazhdoi pas 55 minutash, pasi grupi në fjalë është larguar”, ka njoftuar policia, duke pranuar se kishte fyerje ndaj shqiptarëve, ndonëse ato nuk janë përmendur.

Drejtor sportiv i Deçiqit është Fatos Beqiraj, ish-sulmuesi i njohur. Deçiqin e udhëheq presidenti Pal Dreshaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mega-skandal energjetik: Vetëvendosje kap KOSTT-in – çdo pozicion kyç nën kontrollin e qeverisë

Kapja e institucioneve publike në Kosovë po arrin përmasa shqetësuese. KOSTT, institucioni kryesor i sistemit energjetik në vend, është vënë thuajse tërësisht nën kontrollin...

Intervista me kryeparlamentarin Afrim Gashi: VLEN as nuk është “plagosur” dhe as nuk ka pësuar “tërmet”

Intervista e kryeparlamentarit Afrim Gashi. NOVA: Është më se e arsyeshme që këtë intervistë me ju ta fillojmë me aktualitetin politik më të nxehtë –...

Shaholli: Kredia 6 miliard euro nga Britania e Madhe për “Severnën”!

Ky është Baroni i Kërçovës që "mori" 6 miliardë euro kredi për ta rigjeneruar ekonominë e "državës", ku sipas tij ky është një investim...

Deshqiptarizimi i Institucioneve Vazhdon nga VLEN-VMRO – Nga 50 të Punësuar në REK Oslomej, Asnjë Shqiptar!

Deshqiptarizimi i institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me ritme alarmante edhe nën qeverinë e re Vlen–VMRO. Në listën e fundit të...

Vazhdon deshqiptarizimi nga qeveria VLEN-VMRO: Në 10 institucione punësohen 205 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Në një analizë të fundit të punësimeve dhe avancimeve në disa institucione shtetërore të rëndësishme, rezulton se nga gjithsej 205 vende pune të reja,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu