Huliganët demolojnë çerdhen në Tetovë

Kërkohet më shumë përgjegjësi nga banorët që jetojnë përreth çerdhes që ata jo të dëmtojnë por të kujdesen më shumë për pamjen dhe imazhin e kësaj çerdhe

Urim HASIPI

Tetovë, 8 shkurt – Një shishe me alkool e hedhur nga persona të panjohur përfundoi në hapësirat e Çerdhes në lagjen Potok. Krahas dëmeve materiale nuk janë shkaktuar dëme të tjera, por si fenomen ka tmerruar edukatoret dhe stafin e kësaj çerdhe. Incidentet e këtilla kanë qenë më të shpeshta në të kaluarën, kur grupe huliganësh demolonin këtë çerdhe. Por, me rrethojat që janë vendosur dhe kamerat e sigurisë rastet e huliganizmit ishin rralluar. Tejet e shqetësuar është edhe përgjegjësja e kësaj çerdhe e cila thotë se rastet e këtilla nuk duhet të ndodhin në objektet ku edukohen fëmijët, ndërsa kërkon nga njerëzit që janë jashtë të kenë sjellje më të mirë dhe të mos demolojnë këta objekte. “Në të kaluarën rastet kanë qenë më të shpeshtë, por viteve të fundit, ngase drejtoria e çerdhes ka marrë hapa konkrete duke e rregulluar oborrin por edhe duke vendosur rrethoja të reja për të pamundësuar hyrjen nga jashtë të personave të papërgjegjshëm. Kamera kemi, por nga pjesa e pasme nuk kemi kamera dhe duhet që të vendosen kamera shtesë sepse edhe mbeturinat hidhen këtu në oborr”, tha Shemije Meta përgjegjëse e çerdhes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu