Hoxha Bedri Lika kritikon shqiptarët që votuan Darko Kostovskin: Nëse nuk i hapni sytë, do t’ua hapin!

Hoxha i njohur Bedri Lika ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve lokale në Komunën e Butelit, duke drejtuar kritika të forta ndaj shqiptarëve që kanë votuar për kryetarin e ri, Darko Kostovski.

Në një postim publik, Lika shkruan se Kostovski “pretendon të jetë kryetar i barabartë për të gjithë qytetarët e Butelit, edhe pse në këtë komunë jetojnë banorë të përkatësisë islame dhe të krishterë”. Ai shton se veprimi i parë i Kostovskit në detyrë – fotografimi pranë kishës dhe jo në zyrat e komunës – tregon, sipas tij, një vazhdimësi të diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve.

“Në ditën e parë të mandatit, në vend që të fotografohet nga zyret e komunës, fotografohet pas kishës për ta dëshmuar se do të vazhdojmë me diskriminim. Nëse nuk i hapni sytë, do t’ua hapin!”, ka shkruar Lika.

Reagimi i hoxhës ka shkaktuar debat në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve e mbështesin qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si retorikë përçarëse pas zgjedhjeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu