Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi i djeshëm në Komisionin e KiE-së, sipas tij, jep shpresa që Kosova pas anëtarësimit të plotë t’i bëj padi Serbisë për krimet që i a bërë në Kosovë. Madje ai tha se anëtarësimi në KiE i hap rrugën shtetit të Kosovës që t’i bëjë padi Serbisë, në veçanti për personat e zhdukur dhe për informacionet që po i kërkojnë e nuk po i marrin nga Serbia.

Kosova dje bëri dhe një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare miratoi raportin, ku konstatohet që Shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Hoti shtoi se me anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i jepet e drejta që të përdorën instancat ligjore. Ai tutje tregoi se deri tani janë bërë mbi 2800 gërmime dhe ende janë edhe 1598 persona të zhdukur.

“Gërmimet bëhen kryesisht në bazë të informacioneve që i marrim prej qytetarëve dhe formave tjera, edhe ndoshta ndonjë aty-këtu prej informacioneve tërthorazi që i marrim prej Serbisë”, tha Hoti në televizionin publik. Sipas tij, Serbia nuk ka gatishmëri që në një afat të shkurtër, të jep informacionet për lokacionet apo për personat që janë të zhdukur dhe lokacionet potenciale ku mund të jenë varret e tyre. Gjetjet e personave të zhdukur, sipas Hotit, janë të vogla. Ai tha se në vitin e kaluar janë gjetur 19 persona ku për disa prej tyre ende po priten përgjigjet, kurse në këtë vit ende po priten rezultatet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu