Hollbruk ishte në Tanushë gjatë fillimit të luftës në vitin 2001, ish-komandanti i UÇK-së zbulon detaje (FOTO)

sh-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – i njohur si “Komandant Hoxha” përmes një postimi në rrjete sociale ka nxjerrë për herë të parë në dritë një fakt të panjohur për publikun: praninë e diplomatit të lartë amerikan, Riçard Hollbruk në fshatin Tanushë gjatë fillimit të luftimeve në vitin 2001 midis UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, përcjell INA.

Marketing

Sipas Shaqirit, Hollbruk i njohur botërisht për rolin e tij në arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe për ndërhyrjet vendimtare në Ballkan – kishte qëndruar në Tanushë në një periudhë kur kriza e armatosur sapo kishte shpërthyer në Maqedoninë e Veriut në pranverën e 2001.

“Histori e pa rrëfyer. Politikani i rangut botëror, Richard Holbrooke, në Tanushë më 2001 – në fillimin e konfliktit mes UÇK-së dhe forcave qeveritare maqedonase.
A e dini që politikani amerikan Richard Holbrooke, në vitin 2001, ka qenë në Tanushë? A mund të na tregojë dikush cili ka qenë misioni i Holbrooke në Tanushë në vitin 2001? Prezencën e Holbrooke në Tanushë e dinë vetëm UÇK-ja dhe politika amerikane e Maqedonisë”, nënvizoi Shaqiri.

Sipas tij, kjo vizitë, e mbajtur e fshehur për më shumë se dy dekada, sipas tij, ishte e njohur vetëm për krerët e UÇK-së dhe për diplomacinë amerikane e qeverinë në Shkup.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu