Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Institucionet duhet të kishin marrë masa paraprake rreth organizimit të festimeve të 28 Nëntorit, thotë kreu i OVL-UÇK-së Besim Hoda.

Ai, në intervistë në Alsat, dënoi djegien e flamurit të shtetit duke shtuar se simbolet duhet të respektohen.

Sipas Hodës këta incidente janë rezultat i mosmenaxhimit të duhur politik dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë të organizuara ose të nxitura.

“Është shumë e dhimbshme, të djegësh flamurin në moment kur ti po feston për flamurin. Unë jam absolutisht kundër, duhet të respektohet çdo flamur i çdo komuniteti apo të respektojmë ndërsjell njëri-tjetrin. Unë jam gjithmonë i mendimit që ata që janë në pozicion politik, që janë në pushtet, konkretisht, që janë pjesë e qeverisë, nuk duhet të japin deklarata. Ata duhet të veprojnë dhe këtë deklaratë që e kanë bërë duhet ta arsyetojnë para qytetarëve, të kapen këta individë dhe të kërkohet përgjegjësi, nëse e kanë bërë nga veprimet personale të tyre apo kanë qenë të nxitur nga njerëz që rrinë pas tyre që absolutisht nuk mund të përjashtohet duke e ditur dilentantizmin politik nëpër të cilin po kalojmë, qoftë nga strukturat qeveritare shqiptare, qoftë nga ata opozitare që nuk janë duke u pajtuar me realitetin se janë pjesë e opozitës”, tha Besim Hoda, OVL-UÇK./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu