Hoda: Ali Ahmeti të ulet me forcat e tjera politike dhe të ndërtojë një të ardhme më të sigurt!

Përplasjet mes BDI-së dhe VMRO-së kan vazhduar edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri i vendit Mickoski në takimin me homolgun e tij, Albin Kurti deklaroi që BDI përgatit skenar për ta destabilizuar vendin në vjeshtë e ndërkaq partneri i qeverisës VLEN thotë se nuk është e informuar, kjo pasi që nuk ka përfaqësues në sistemin e sigurisë së shtetit.

BDI kërkon veting ndërkombëtar, ndërsa nga VMRO thonë se BDI deshiron ta destabilizojë vendin, që të mos ketë përgjegjësi për krimet që kanë bërë.

“Kam thënë që mund të bëjë dy probleme në Maqedoni, e para është ta rrezikoj vet-egzistencën e shtetit të Maqedonisë dhe ajo që është më e thellë ende sigurisht nuk është shqiptarët por vet populli maqedon është në pikëpyetje vet egzistenca dhe ardhmëria e Maqedonisë. 03:06 “Do kisha dashur të bëjë apel drejtuar zotri Ali Ahmeti i cili e ka shumicën e votave të cilat sigurisht qoftë shqiptare qoftë votave blloqet politike shqiptare në vend se të bëj proklamime të tilla të ulet me forcat e tjera politike si bartës të pozicionit politik shqiptarve në qeveri dhe të ndërtoi një të ardhme më të sigurt”, deklaroi Besim Hoda.

I pyetur rreth përfaqësimit politik të shqiptarëve në qeveri, Hoda tha se përfaqësimi i bllokut shqiptar në insitucionet e sigurisë është një lëshim i madh.

“Apsolutisht unë them është një lëshim jashtëzakonisht shumë i madh në vijën e ndërtimit të vet qeverisë, mirëpo duke u nisur nga votat që ka marë konkretisht në pozicionin që ka marë vet VMRO-ja që është një shumicë apsolute e votave në krahasim me atë që kishte LSDM karshi BDI-së atëher, kjo është diçka që le shumë për të dëshiruar”, tha Hoda.

Klan Maqedoni tentoi që përmes zëdhënësit të VLEN të merr përgjigje rreth zyrtarëve të këtij koalicioni se sa Ministra posedojnë çertifikata sigurie, por të njëjtit nuk u përgjigjën ndaj pyetjes. /TVKlan/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu