Mentor Nazarko: Marrëveshja e Ohrit po sabotohet, rrezik për destabilizim

Gazetari dhe analisti shqiptar Mentor Nazarko, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, vlerëson se Maqedonia e Veriut ende përballet me vështirësi serioze në ndërtimin e një versioni të konsoliduar të historisë. Sipas tij, këto vështirësi burojnë si nga presionet e brendshme për formimin e kombit, ashtu edhe nga ndikimet e vazhdueshme të fqinjëve.

Nazarko kujton se vendi ka kaluar nëpër narrativa të ndryshme historike – nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, te Jugosllavia e Titos, e deri në fazën e pavarësisë – ku lidershipi shpesh ka ofruar versione kontradiktore e konfuzuese të historisë.

Ai thekson se frika se pavarësia mund të vihej në rrezik nga shqiptarët ka nxitur një qasje etnocentrike në shkrimin e historisë, ku shpesh është përjashtuar ose relativizuar roli i tyre. Vetëm kohët e fundit, sipas tij, është pranuar me mirënjohje bashkëpunimi i çetave shqiptare me maqedonasit në periudhën e Perandorisë Osmane. Megjithatë, Nazarko vëren se ende nuk pranohet publikisht origjina shqiptare e banorëve të Gornë Rekës, ndonëse ajo përfaqëson një kapital të gjallë gjuhësor e folklorik.

“Shqiptarët ortodoksë mund të jenë dhe duhet të jenë një urë e re pajtimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve,” – tha ai.

Nazarko paralajmëron se përpjekjet për të zhbërë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë përdorimin korrekt të gjuhës shqipe dhe respektimin e parimit të Badinterit, përbëjnë hapa pas dhe rrezik për destabilitet.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai nënvizon se Shqipëria dhe shqiptarët kanë çdo arsye të ndërtojnë raporte të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, çka mbështetet fuqimisht edhe nga partnerët perëndimorë. Sipas tij, projekti i Korridorit Tetë e kthen Adriatikun në një “det të përbashkët”, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu