Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike

Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më parë, ushtria izraelite e bombardoi Libanin, duke vrarë qindra njerëz dhe militantët hodhën raketa në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se e ndaloi një raketë balistike tokë-tokë, e cila aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv dhe përgjatë Izraelit qendror. Ajo tha se nuk u raportua për viktima apo dëme.

Ajo tha se u përgjigj duke goditur vendin nga ku u shkrep kjo raketë në jug të Libanit.

Hezbollahu – grup libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – tha se e shkrepi një raketë balistike Qader 1 në drejtim të selisë qendrore të Agjencisë izraelite të Inteligjencës, Mosad.

Ky grup i mbështetur nga Irani e fajëson Mosadin për sulmet e javës së kaluar, gjatë të cilave bombat e fshehura në pajisje komunikimi, pejxherë dhe radiolidhje, shpërthyen duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë, përfshirë pjesëtarë të Hezbollahut.

Sipas ushtrisë izraelite, kjo ishte hera e parë që një raketë balistike e shkrepur nga toka libaneze arrin në Izraelin qendror.

Ky sulm i ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila po shkon drejt një lufte të përgjithshme, edhe pse Izraeli po vazhdon të luftojë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Së paku 560 njerëz u vranë në Liban dhe mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një vale bombardimesh izraelite të hënën dhe të martën.

Banorët kanë ikur nga jugu i Libanit, duke u grumbulluar në Bejrut dhe në qytetin bregdetar Sidon, ku flenë në shkolla të shndërruara në strehimore, si dhe nëpër vetura, parqe dhe plazhe. Disa prej tyre u përpoqën të ikin nga vendi, duke shkaktuar rrëmujë në trafik në kufirin me Sirinë.

Ushtria izraelite ka thënë se, tani për tani, nuk ka synime për të kryer inkursion tokësor në Liban.

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar vazhdimisht në 11 muajt e fundit. Hezbollahu ka hedhur raketa dhe ka lëshuar dronë në veri të Izraelit vazhdimisht në mbështetje të palestinezëve në Gazë dhe të aleatit të vet, Hamas.

Izraeli është përgjigjur me bombardime të ashpra dhe duke ia vrarë komandantët e lartë grupit militant.

Luftimet prej gati një viti ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit i kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të shpërngulen nga të dyja anët e kufirit. Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka për të garantuar kthimin e sigurt të të zhvendosurve në veri të vendit, derisa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të shkrepë raketa derisa të arrihet një armëpushim në Gazë, diçka që duket jo fort e arritshme.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka thirrur takim emergjent për Libanin për të mërkurën, me kërkesë të Francës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për...

Taravari sonte mbledh partinë! Pritet të merret vendimi zyrtar për dalje të ASH-së nga qeveria

Aleanca për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin sonte me fillim nga ora 19:00 do të mblidhet në Gostivar, shkruan TV21. Sipas paralajmërimeve të...

Rexhepi: Më mirë vonë se kurrë! Duhet përshëndetur vendimi i Taravarit për të braktisur “anijen” e quajtur qeveri monoetnike

Skender Rexhepi-Zejdi ka përshëndetur largimin e Arben Taravrit nga kjoj qeveri që sipas tij është qeveri monetike. Ai këto komente i ka bërë në Facebook...

Netanyahu: E vetmja marrëveshje e mirë, shkatërrimi i gjithë programin bërthamor të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën përsëriti thirrjet për çmontimin e plotë të të gjithë infrastrukturës bërthamore të Iranit, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po...

Jakupi: Nga 27 prilli i 2017 te prilli i 2025, kujdes me ‘Deja-vu’të. Atehere ra regjimi, tash ra gjoka konstruksion!

Nga 27 Prilli i 2017 te prilli i 2025: A po përsëritet historia? Një status i publikuar së fundmi nga Berat Jakupi, nënkryetari i Aleancës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu