Hera e shtatë në tre vjet/Bullgaria sërish në zgjedhje parlamentare

Më 27 tetor, Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e shtata parlamentare në vetëm tre vjet, njoftoi presidenti, Rumen Radev, pasi partitë aktuale parlamentare nuk arritën të formojnë një qeveri.

Radev njoftoi se të martën në Kuvend do të betohet qeveria teknike e Dimitar Gllavcevit, i cili do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhje, shkruajnë mediat bullgare.

“Nesër do ta shpall dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare më 27 tetor”, tha ai pasi Gllavcev ia prezantoi qeverinë e përkohshme.

Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri të qëndrueshme që kur protestat kundër korrupsionit rrëzuan koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB në vitin 2020.

GERB, partia më e madhe në parlament edhe sot, blloku reformator “Ne vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe partia më e vogël “Ka një popull të tillë”, nuk arritën të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Këto zgjedhje u shpallën pas rënies së qeverisë GERB dhe PP në muajin mars. Të dyja partitë janë pro-evropiane, por aleanca e tyre është lëkundur shkaku i grindjeve të brendshme dhe rivalitete personale.

Bullgaria ka nevojë dëshpërimisht për një periudhë qeverisjeje të qëndrueshme në mënyrë që të përshpejtojë blerjen e fondeve evropiane të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së vjetruar.

Bllokimi politik kërcënon planin e Sofjes për t’iu bashkuar Shengenit dhe Eurozonës. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu