Hasani për vendimin e KQZ-së: Po dëmtohet shtetësia e Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si të gabuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare.

Ai ka thënë se ky vendim është një dëm i pariparueshëm dhe se ato që i ka thënë Lista Serbe nuk kanë prodhuar asnjë pasojë, dhe liria e shprehjes dhe mendimit është e drejtë kushtetuese.

“Duhet të kuptohet natyra e shtetit të Kosovës edhe ata persona që janë në KQZ edhe çdokush tjetër. Definimi i shtetit dhe patriotizmi i shtetit të Kosovës nuk duhet të jetë etnik, duhet të jetë kushtetues, përndryshe shkojmë në rrugë të këqija, e dëmtojmë rrugën e Kosovës, jemi duke e dëmtuar seriozisht shtetësinë e Kosovën edhe në planin e jashtëm edhe në atë të brendshëm”, ka thënë Hasani për KTV.

“Ky proces s’duhet të politizohet”, Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
Sipas tij, kur janë në pyetje interesat nacionale të Kosovës, vendi i saj në botë, askush nuk e ka të drejtën të luajë me gjëra që nuk luhen.
Hasani po ashtu ka shtuar se ende nuk është kthyer siguria në veri, dhe se Vuçiqi e ka izoluar Kosovën nga e gjithë bota.

“Nëse dikush mendon se është shtrirje e sovranitetit përmes policëve të komanduar, gjykatave dhe prokurorëve të komanduar, ai nuk është sovranitet, është governanc, kështu kanë qeverisur popujt e tjerë kur nuk ka pasur përfaqësim politik”, ka shtuar Hasani.
Tutje, Hasani ka thënë se pret që Lista Serbe do t’i ndjekë procedurat ligjore, pasi KQZ-ja nuk e përfaqëson popullin e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu