Hasani akuzon presidenten Osmani për shkelje kushtetuese: Propozimi për seancën e buxhetit, “skandali më i madh”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës në lidhje me propozimin për thirrjen e seancës së Kuvendit për shqyrtimin e buxhetit. Ai e cilësoi këtë veprim si “skandalin më të madh” të presidencës së saj. Sipas Hasanit, presidentja po i referohet në mënyrë të gabuar aktgjykimit të vitit 2020 për të justifikuar ndërhyrjen, duke e përdorur atë si instrument politik dhe jo si bazë juridike. “Skandali më i madh është militantizmi i Vjosës, që thotë se aktgjykimi i 2020 ia lejon këtë. Kjo është abuzim me qytetarët. Nuk ka logjikë”, deklaroi ai. Hasani theksoi se Kushtetuta e Kosovës është e qartë sa i përket procedurave që duhet ndjekur në rast të dështimit të përpjekjeve për formimin e Qeverisë. Ai sqaroi se presidentja nuk ka hapësirë diskrecioni për të shmangur organizimin e zgjedhjeve kur dështimi ndodh dy herë brenda afatit kushtetues. “Kushtetuta thotë se në këto raste vendi shkon në zgjedhje dhe ajo duhet ta dekretojë këtë. Nuk ka tjetër opsion”, u shpreh Hasani, duke shtuar se neni 95 i Kushtetutës përcakton qartë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve pas dështimit të dytë. Ai kujtoi gjithashtu se aktgjykimi i vitit 2020 ka të bëjë me rastin kur dështon mandatari i parë, jo i dyti, duke e vënë kështu në pikëpyetje referimin që, sipas tij, po i bën presidentja.

Shpërndaje

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu