Haradinaj premton pagë mesatare një mijë euro

Në një konferencë të përbashkët të këtij koalicioni, Hatadinaj ka thënë se zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025 janë “një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet”.

Ai ka shtuar se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushtatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri”.

“Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta kthejë prapa e ta stagnojë zhvillimin e vendit, se nuk e lejon askënd, që të krijojë kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet pavarësisht çmimit”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partneret e saj në koalicion, Nisma, Konservatoret, Intelektualët, janë bërë bashkë të përballen me ata që kanë shkelë mbi çdo vlerë, kanë fyer, kanë nënçmuar e kanë shpifur, kanë tradhtuar besimin e qytetarit, kanë tradhtuar të varfrit, e kanë tradhtuar edhe diasporën.”

“Për ta kthyer besimin qytetarëve besimin, që në ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën një mijë euro dhe nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Me siguri Kurti e ka mision që në fund të mandatit t’i rrisë pagat”.

“Ne e kemi nisur punën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përgatitjet kanë nisur. Tani kemi draftin e parë të planit tonë qeverisës. Kemi strategji edhe si të përballemi me fushatat linçuese të Kurtit dhe ushtrinë e tij të internetit”, ka thënë ai,

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu