Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj po merr pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Haradinaj në një intervistë për RTV21, ka thënë se këtë javë pritet të vendoset agjenda e Kosovës në administratën e re të Trumpit.

“Besoj që është shumë e rëndësishme që jam këtu dhe po arrij të diskutoj me të zgjedhurit e administratës së re me kongresman, me njerëz që veç i kanë marr përgjegjësitë. Besoj që në këtë javë do ta vendosim agjendën e Kosovës tek administrata e re e presidentit Trump dhe kjo administratë do ta ketë versionin tonë të zhvillimeve në rajon, që është i qartë për partneritet strategjik me Amerikën dhe marrëdhënien bilatorale strategjike të afërta dhe anëtarësim direkt në NATO”, tha Haradinaj.

Ndërkaq tutje ai thotë se nëse kjo qeveri nuk do të ndërrohet do të ketë vështirësi me administratën Trump.

“Ne duhet i kryejmë punët e shtëpisë, puna e parë është me mbrojte qeverinë po nuk e ndërruam këtë qeveri do ta kemi vështirë me këtë administratë”, potencon Haradinaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu