Haradinaj në Rahovec: Kam ardhë me ju tregu se anëtarësimi në NATO ka me u bë

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do të anëtarësohet në NATO me të në krye të qeverisë, dhe shprehet i sigurt që kjo do të ndodhë.

Këtë e përsëriti në organizimin për prezantimin e kandidatëve për deputetë nga Rahoveci, njofton Klankosova.tv.

“Sot jemi këtu për të vendosu për të ardhmen tonë, për katër vjet që vijnë, por jo vetëm për këto katër vjet. Unë kam qejf t’i prij vendit e njerëzve në fitore. Iu kam treguar për Kurtin se është gabim, nuk po punon për këtë vend, se për këtë vend kanë vdekur njerëz, për këtë vend kemi hequr shumë. Kam punuar me kujdes, si kemi me e nxjerr Kosovën, si me dal prej rrethinës që e ka futur Kurti Kosovës, e vështirë është. Janë palu një mbi një marrëveshjet ndërkombëtare, numër i madh i obligimeve, i borxheve. Kemi edhe sanksione, e për me dal nga ky rrethim, për me shku nga fitorja, kam punuar kujdesshëm e me ata që sot marrin vendime”, tha Haradinaj.

“Anëtarësimi në NATO ndodh. Jam hi në borxh, jam hi në obligim që me hy në NATO. Kom thanë që në 100 ditët e para kemi me hy në NATO, do po qeshin. Kur kam thënë se nuk ka me pasë pagë ndër 1000 euro në Kosovë, do kanë qesh, të gjitha partitë, tash po i shoh të gjithë që koeficienti 150 euro. Kam ardhë me ju tregu se edhe anëtarësimi në NATO ka me u bë. Kur ia kanë ia kanë nis dialogut kanë thënë se nuk bëhet asgjë pa qenë gati Serbia, po u zotu marrëveshjet e me rend. Serbia do me hy në BE, por BE-ja e ndal e i thotë duhesh ta njohësh Kosovën. Ne nuk po i bëjmë presion Serbisë, ne po themi të anëtarësohemi në NATO. Jo sanksione më, por miliarda për Kosovën, kur kjo të bëhet”, tha tutje kandidati për kryeministër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu