​Haradinaj: Kurti është e keqja e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet “të lëshojë rrugë” nëse nuk i ka 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë

Haradinaj u deklarua para hyrjes kryesore të Kuvendit, pak para vazhdimit të seancës konstituive – përpjekja e 41-të për ta bërë Kuvendin.

“E keqja e Kosovës është Kurti… Kurti duke i bërë 61 vota me zgjedh kryetar kuvendi me qeveri, nëse nuk i ka le të lëshon rrugë. Pra kështu është situata, mund t’i japim sa të duam emra por po shihet që ai e ka ndarë mendjen me bo keq e ma keq për Kosovën”, u shpreh ai.

Para Kuvendit po protestojnë pjesëtarë të shoqërisë civile me pankartat “Cirku i Republikës së Kosovës”, “Loja juaj, pasojat tona”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje!”.

Para hyrjes kryesore të kuvendit po proteston edhe avokati Arianit Kocit, ku para këtij institucioni ka çuar katër gomarë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot, më 3 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 41-të që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Vazhdimi i seancës të enjten vjen një ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi takime të ndara me krerët e partive parlamentare shqiptare, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale.

Presidentja takoi të mërkurën në kabinetin e saj, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Osmani bëri thirrje që të arrihet “sa më shpejt” pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu