Haradinaj shpërthen ndaj Kurtit: T’i thuash dikujt që ka dy vëllezër në tokë, se është me Listën Serbe… mos! I kam dy vëllezër në tokë dhe me të dy kam qenë aty kur janë vrarë

Në një reagim të ashpër dhe emocional, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti pas akuzave se ai është “me Listën Serbe”. Haradinaj tha se këto fjalë janë të rënda, të padrejta dhe identike me propagandën e Serbisë.

“T’i thuash dikujt që ka dy vëllezër në tokë, dikujt që ka bërë Ushtrinë e Kosovës, se është me Listën Serbe… mos! Dy vëllezër në tokë i kam, dhe kam qenë i pranishëm kur të dy u vranë,” deklaroi ai.

Ai vazhdoi me tone edhe më të forta, duke përmendur sakrificat dhe proceset gjyqësore që ka kaluar:

“T’i thuash dikujt që ka bërë 4 vjet burg në Hagë, 8 vjet procese gjyqësore… dikujt që nga dita e parë nuk e ka lëshuar armën nga dora. Nuk dua t’i përmend familjarët e tjerë, nuk dua t’i hap ato plagë.”

Haradinaj akuzoi Kurtin se po përdor narrativat e Serbisë, duke listuar veprimet e tij politike kundër Beogradit:

“T’i thuash dikujt që e ka vendosur taksën 100% Serbisë… dikujt që i ka përzënë nga veriu ata që na kërcënuan. E këta dalin në syret sa herë që vjen një dron, e ti më thua mua se jam me Listën Serbe? Po kush je ti me i thanë këto fjalë? Kush je ti që po flet me gjuhën e tyre?”

Ai shtoi se akuzat ndaj tij nuk janë rastësi:

“Këto janë të gjitha propagandat që m’i bën Serbia. Pse po flet me gjuhën e tyre?”

Reagimi i Haradinajt ka ndezur debat të fortë politik dhe emocional në opinionin publik, duke rikthyer tensionet mes tij dhe kryeministrit Kurti.
copy_F3E87DE0-2966-4BAD-9CEA-912D83559395

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

🚨E funid: SHBA🇺🇸 po rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me lëvizje që duken si përgatitje për operacione ndaj Iranit🇮🇷 ndërsa Irani...

Rriten ndjeshëm lëvizjet ushtarake të SHBA drejt Lindjes së Mesme, Irani në gatishmëri ajrore Lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme janë...

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu