Haradinaj i ashpër me VV: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup e me m’thanë mu je me Listën Serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së si të lidhur me Listën Serbe.
Haradinaj deklaroi se këto akuza janë të papranueshme, duke rikujtuar sakrificat e tij dhe të familjes së tij gjatë luftës. “Moni more se ju vranë Zoti. Ende i kam plagët në trup, e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’”, ka thënë ai në TVArbëria.

Ai shtoi se në kohën kur ai dhe bashkëluftëtarët po luftonin kundër forcave serbe, sot akuzuesit ishin në anën tjetër.

“Ai që ia ka kthyer pushkën Millosheviqit, ai që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e ju i thuni me Listën Serbe. Po ata të VV-së vetë janë me ta,” tha Haradinaj.Haradinaj ka kujtuar humbjet personale dhe kohën e kaluar në Hagë. “Paramendoni dy vëllezën të vrarë, me të dy kam qenë kur janë vrarë. Katër vjet nëpër burgje të Hagës, e gjithë jetën në shërbim të këtij vendi, e këta të thonë ‘je me Listën Serbe’,” u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adelina Ismaili me koncert për 40-vjetorin e karrierës

40 vite muzikë, 40 vite guxim dhe art, një udhëtim i pasur që vetëm një artiste si Adelina Ismaili mund ta ofrojë. Një karrierë që...

Alarmante: Për dy vjet, 170 policë zhveshin uniformën- shkak pakënaqësia me pagën

Policët e sulmuar nuk morën lëndime serioze, por kur ata bëhen për spital, apo edhe fatkeqësisht vdesin në detyrë, nuk gëzojnë ndonjë sigurim. Kjo është...

I arrestuar nga policia serbe, Spahiu tregon pas lirimit: Jam më i fortë se kurrë

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin...

Emira Selimi, vajza që ndërtoi një vatër kulture në Qytetin e Alfabetit në Manastir

Pavarësisht shumë sfidave, ajo ka arritur të sjellë në Manastir qindra libra shqip në një bibliotekë që i mungonte qytetit. Emira Selimi, një vajzë nga...

“Nuk e kam pasur në atë kuptim, po më dridhet trupi”, Benita shpreson që shikuesit ta besojnë versionin e saj

Benita dhe Ibro u panë duke diskutuar rreth spektaklit të mbrëmshëm. Gjatë spektaklit u transmetua klipi ku Benita dhe Alba shfaqeshin duke bullizuar Elijonën, si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu