Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ai që e lë ushtrinë e vetë pa bukë është shpiun i Serbisë

Deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “shpiun të Serbisë” teksa e ka akuzuar se ka lënë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), siç u shpreh ai, pa bukë.

Ai këto deklarata i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur për cilësinë e ushqimit nëpër kazermat e FSK’së. Haradinaj tha se në vend që të diskutohet për çështje të tjera, sot diskutohet për çështje logjistike.
“Logjistiken ushtrinë e botës që mijëra vjet e kanë gjet mënyrën me e zgjedhë. Edhe na në kohë të luftës, e kemi zgjedhë çështjen e ushqimit në mënyrën që e kemi ditë, duke e bajtë me krahë edhe ushqimin. Ushtari i Kosovës, ai nuk ka shku aty për ushqimin e tij, për ato kushte, për pagën. Është në gjendje me dhënë nga racionin e vetë ditor për cilindo qytetar. Ai/ajo e kanë ndarë mendjen. Ata identifikohen me një karakter të tyre, dinjitet të tyre.

Qeveria jonë i kanë thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë mendu që buron nga opozitbërja. Angazhimi i tij ditor është i tëri është mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Në vazhdimësi vazhdon me e dobësu vendin që e udhëheq. Me ja dobësu shtyllat jetike. Ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë. Në mënyrat më të ulëta të mundshme.

Një ditë i kam thanë që ai është spiun i Serbisë. Është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Është shpiun i Serbisë. Pse po i ndodh këtij? Pse s’po i ndodh dikuj tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet. I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër. Mbërrijti e i lanë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shiheni çka jeni tu bo. Po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë me e lënë pa bukë.

Nëse para gjashtë vitesh ke mbërri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë këtë ushtri tonë, me ardhë sot me diskutu që na i ka lanë ushtartë pa bukë Albin Kurti. Po bre shpiun i Serbisë është. Agjent i tyre është, përndryshe s’e kish lënë kurrë gjendjen e tyre. Këshillin Kombëtar të Sigurisë e kisha thirrë në gjysmë të natës. Shtatë vetë i kisha çu në shtëpi. Shtab krize ishte bë e s’kishte guxu kurrë ushtari me nejtë pa ato që i takon”, tha në Kuvend ai. /Insajderi.org/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu